Gjykata e lë në burg, ekstremisti kërcënon prokurorin: Allahu do të marrë hak. Do të paguani

16/04/2019 15:24

Gjykata për Krimet e Rënda shpalli masën “arrest me burg” për Erzen Ukën, 29-vjeçarin e dyshuar për propagandë me qëllime terroriste dhe stërvitje me qëllime terroriste. Gjatë masës me dyer të mbyllura, Uka kërcënoi gjyqtarin e çështjes, Bib Ndreca, si dhe prokurorin Eugen Beci.

“Mos kujtoni se do të qëndroj të gjithë kohën këtu brenda. Sa të dal do t’iua tregoj për këtë që po bëni. Do të paguani për këtë që po bëni. Allahu do të marrë hak”, tha ekstremisti.

Pas kësaj deklarate, ish-komandoja nuk pranoi të çohet në këmbë, atëherë kur gjykata kërkoi gjeneralitetet e tij, pasi siç shtoi i dyshuari, ai është arrestuar kot, sepse – sipas tij, – Prokuroria dhe gjykata drejtohen nga djalli dhe jo nga Allahu.

  Krujë, ndalohet komando ekstremist. Antiterrori zbulon se stërviste me armë fëmijët, për “ISIS”

Megjithatë, Antiterrori pas një vëzhgimi dyvjeçar referon se Erzen Uka, i prezantuar në jetën virtuale si Hamza Uka, ka prirje radikale pasi ka postuar dy video të dyshimta, në të cilat shfaqet duke stërvitur djemtë e tij për t’i rekrutuar pranë ISIS-it.

Më tej në kartelën e tij, Erzen Uka përshkruhet si i hetuar më herët për dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe si një person që kishte thyer urdhrat e gjykatës, duke mos e pranuar kujdestarinë e tyre tek e ëma sikurse ka vendosur gjykata.

Por, i dyshuari e përshkroi divorcin të shkaktuar nga përkushtimi në besim. “Të 3 fëmijët i kam unë”, mësohet të ketë shtuar më tej 29-vjeçari, për të cilin nuk saktësohet ende nëse është radikalizuar më herët, apo pas dy misioneve në Irak dhe Afganistan.

Gjatë seancës, Erzen Uka nuk kishte zgjedhur avokat, e në këto kushte gjykata i caktoi një avokat kryesisht nga shteti, të cilin ish-komandoja e refuzoi me frazën: Jemi të gjithë të barabartë para Allahut, s’kam nevojë për avokat!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA