Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryebashkiakun e Kavajës, Isa Sakja, me akuzën për shpërdorim detyre, por jo vetëm.

Në padinë e dorëzuar këtë të hënë, IKMT-ja kallëzon edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato, si dhe kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për Bashkinë e Kavajës, Dritan Kazazi.

Sipas pretendimit të IKMT-së, këta zyrtarë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në ushtrimin e funksionit të kontrollit të ligjshmërisë në të paktën 7 objekte shumëkatëshe, kanë cënuar territorin dhe interesin publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA