Federata Shqiptare e Futbollit mbajti Asamblenë e saj të Përgjithshme, mbajtur në kushte të zakonshme, ku u diskutuan dhe u morën një sërë vendimesh, mes të cilave ishte ai për disas ndryshime statutore. Pas mbylljes së Asamblesë, presidenti Duka pranoi problemet financiare të klubeve.
“Janë shumë klube të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë, të Dytë e të Tretë. Klubet nuk janë solide dhe nëse duam që të rrisim futbollim, duhet që të gjitha këto klube duhet të jenë sa më solide”, tha Armand Duka, president i FSHF-së.
Presidenti Duka foli edhe për mënyrën sesi duhen bërë përmirësimet në futbollin shqiptar.
“Futbolli ka evoluar shumë, por ka ende punë për t’u bërë për t’u përmirësuar. Kjo mund të arrihet nëpërmjet reformimit të procesit të licencimit dhe ndryshimeve të tjera ligjore”, tha më tej Armand Duka.
Së fundmi, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar foli edhe për dhunën e shfaqur në stadiumet shqiptare, duke theksuar se ky fenomen luftohet nëpërmjet bashkëpunimit mes FSHF-së, klubeve, policisë e organeve të drejtësisë.
Top Channel