Atletët etiopianë dominuan në Maratonën e Parisit që u zhvillua këtë fundjavë.

Në kategorinë e meshkujve, ai që triumfoi ishte Abrha Milaw, që la pas bashkëkombasin e tij Asefa Mengistu, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua 2 herë kampioni i këtij evenimenti, Paul Lonyangata. Në këtë maratonë, ku morën pjesë 60 mijë sportistë, Milaw arriti të fitojë me kohën 2 orë 7 minuta e 5 sekonda.

Përsa u përket femrave, fitorja e maratonës i takoi Gelete Burka, me këtë të fundit që rriti shpejtësinë për ta mbyllur garën e para me 2 orë, 22 minuta e 47 sekonda. Podiumi plotësohet nga 2 atlete të tjera nga Etiopia, me Azmera Gebru në vendin e dytë, ndërsa e treta u rendit Azmera Abreha.

Në vendin e katërt u rendit francezja Clemence Calvin, me 2 orë, 23 minuta e 41 sekonda, duke vendosur një rekord të ri pasi theu me 41 sekonda atë të mëparshmin që mbahej nga Christelle Daunay, në 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA