Sprinti final i sezonit për titullin kampion në Angli regjistroi suksesin e merituar 3-1 të Manchester Cityt në fushën e Crystal Palace, në një përballje që mund të kishte një fund të ndryshëm, por ku fati favorizoi pretendentët.

Protagonist kryesor i 90-minutëshit ishte Raheem Sterling, sulmuesi i Kombëtares angleze që shënoi dy herë, duke shkuar në 17 gola në total në kampionat.

Por, sfida u rihap nga një gol i shënuar me goditje dënimi nga Milivojeviç, e vendasit shtuan presionin, deri kur një gol i Gabriel Jesus në pozicion jashtë loje mbylli llogaritë.

Me sistemin e videoarbitrimit që do të aplikohet sezonin tjetër, ky gol do të ishte i pavlefshëm. Manchester City mbylli kështu me sukses, një përballje ku kishte 73% të mbajtjes së topit.

Ndërkohë, në këto momente është duke u zhvilluar sfida e rivalit tjetër për titull, Liverpooolit, që ka përballë një kundërshtar jo të lehtë për të kapërcyer, Chelsea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA