Skandali Rocchi/ Takime sekrete në San Siro, zgjidheshin gjyqtarët që kërkonte Interi, del video ku bindën nga jashtë arbitrin që të jepte penallti
Në Liverpool kanë filluar të besojnë se ky është sezoni i duhur për të rikthyer titullin kampion në qytet, pas 28 vitesh mungesë, por për të bërë realitet këtë ëndërr, duhet fillimisht të llogaritin përballjen e sotme.
“The reds” kanë edhe 5 takime për të luajtur deri në fund të sezonit dhe më i rëndësishme është ai i pasdites së sotme në, orën 17:30, në “Anfield Road” përballë Chelseat të Sarrit, që javët e fundit ka rigjetur vazhdimësinë në rezultate.
Liverpooli kryeson renditjen me 82 pikë, por me një ndeshje më shumë sesa Manchester City, që mban vendin e dytë me 80 pikë, ndaj çdo rezultat tjetër përveç fitores ndaj londinezëve, mund të rezultonte fatal për skuadrën e Klopp.
Dy orë më herët, në orën 15:05, do të zbresë në fushë edhe Manchester City, që do të luajë në transfertë me skuadrën tjetër londineze, Crystal Palace.
Skuadra e Guardiolës vjen pas humbjes 1-0 në sfidën e parë çerekfinale të Championsit ndaj Tottenhamit dhe e ka mendjen te sfida e kthimit, parashikuar për të mërkurën, por sot do të kërkojë 3 pikët, për të mos komplikuar misionin titull.
Top Channel