Jim Morrison thoshte “Jeta është si një pasqyrë, të buzëqesh nëse e sheh i buzëqeshur”. Një artikull i publikuar në numrin e fundit të revistës “Buletini psikologjik” e konfirmon këtë.

Të buzëqeshësh i bën njerëzit me të vërtetë të ndihen më të lumtur, ndërsa rasti i kundërt, rrudhja e vetullave i bën njerëzit më të trishtuar dhe më të zemëruar.

Duke ekzaminuar thuajse 50 vite të dhëna për mënyrën sesi shprehjet e fytyrës mund t’i bëjnë individët të provojnë emocione, një grup kërkuesish të universitetet në Tennessee dhe Teksas ka dashur të analizojë një ide, për të cilën psikologët nuk janë në një mendje prej 100 vitesh.

“Shprehjet popullore na tregojnë se mund të ndihemi pak më të lumtur thjesht duke buzëqeshur”, shpjegon Nikolas Kols, që po merr doktoraturën në Psikologji Sociale në Universitetin e Tennessee. “Por disa studime në të shkuarën nuk kishin gjetur lidhje shkencore për faktin që shprehjet e fytyrës mund të ndikojnë në reagimet emotive. Ndaj dhe vendosëm të marrim në konsideratë të gjitha provat”.

Në përfundim të hulumtimit të tyre, rezultatet sugjerojnë se shprehjet e fytyrës kanë me të vërtetë ndikim te ndjesitë e provuara nga personat, edhe pse efektet nuk janë aq të forta sa të konsiderohen si një mënyrë për të balancuar problemet e rënda mendore, si për shembull depresioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA