Manchester United do të tentojë të rikthehet te rezultatet pozitive në sfidën shtëpiake ndaj West Ham.

Një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht nga skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pasi në rast të një tjetër rezultati negativ shanset për të kapur një nga 4 vendet e para në fund të sezonit do të pakësoheshin ndjeshëm për Djajtë e Kuq.

Por djemtë e Ole Gunnar Solskjaer e kanë mendjen tek një sfidë akoma më e vështirë, tek ndeshja e kthimit në sfidën e së martës në Champions ndaj Barcelonës.

Top Channel