Ekstremistet e djathtë në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shtetasit shqiptare në Schengen. Në Parlamentin e këtij vendi raportuan ministri i Jashtëm Stef Blok dhe ai për drejtësinë dhe sigurinë Grapperhaus.
Pyetja që ju bë atyre ishte se: A është përdorur liberalizimi i vizave nga kriminaliteti shqiptar Partitë e ekstremit të djathtë në Holandë kanë udhëhequr debatin duke kërkuar rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Sietse Rindert Fritsma deputet ekstremist e lidhi heqjen e vizave me kriminalitetin dhe kërkoi që vizat mos hiqen as për Kosovën.
Ministri për drejtësinë dhe sigurinë Grapperhaus, i cili ka vizituar edhe Shqipërine tha Parlamentit se nuk shikonte ndonjë lidhje direkte mes vizave dhe krimit të organizuar.
Ky problem tha ai po luftohet në rrafshin kombëtar sëbashku me Bashkimin Europian dhe Shqipërinë. Sipas deputetit Van Wijngaarden i partisë VVD, rikthimi sistemit të vizave me Shqipërinë do të jetë e suksesshme vetëm atëherë kur të ketë mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-s.
Por Ministri i punëve të Jashtme të Holandës Stef Blok i tha parlamentit se ashpërsimi regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë, në këtë mënyrë ai ka paraqitur edhe qëndrimin e qeverise së Holandës.
Megjithatë me 16 prill parlamenti holandez do votoje per propozimet e rikthimit të vizave me Shqipërinë.
Top Channel