Një ekip studiuesish dhe arkeologësh kanë dekoduar mbishkrimet Cherokee, shkruar qindra vjet më parë në një shpellë në Alabama. Mbishkrimet brenda shpellës Manitou pranë Fort Payne janë dëshmia e parë e fisit syllabary, i cili përdorte simbole për të krijuar fjalë. Ekspertët thonë se një mbishkrim përshkruan një lojë të ngjashme me lacrosse (lojë indiane).

Ata thonë simbolet përshkruajnë një ndeshje të vitit 1828 dhe tregon lojtarët kur hyjnë në shpellë para ndeshjeve dhe gjatë ndërprerjes për ceremoni të veçanta. Jan Simek, bashkëautor i një studimi mbi zbulimin, botuar në revistën ndërkombëtare arkeologjike “Antikiteti”, tha:- “Kjo është shumë më tepër se një lojë e thjeshtë. Është  një ngjarje ceremoniale që shpesh vazhdon gjatë ditëve, duke u përqendruar në konkurrencën mes dy komuniteteve që epitomizojnë frymën dhe fuqinë e njerëzve dhe paraardhësve të tyre”.

Fisi syllabary  krijua në vitet 1800 nga studiuesi Cherokee Sequoyah, i cili përfundimisht zhvilloi gjuhën zyrtare të shkruar të fisit. Paraardhësit e Cherokee lënë piktura figurative brenda shpellave për shekuj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA