Wake Up/ Anthony Çako: Jetoj në Paris, por Shqipëria më kthen me këmbë në tokë

11/04/2019 12:36

Ai ka lindur dhe është rritur në Paris dhe prej disa kohësh i është përkushtuar muzikës. Padyshim që nuk mund të mungonte gjeni i artistit tek ai, pasi Anthony Çako është djali i sopranos Inva Mula dhe kompozitorit Pirro Çako.

Pas disa kohësh punë ai ka realizuar klipin e tij të parë, të titulluar “Alive”, duke ndjekur kështu rrugën e prindërve apo gjyshërve të tij. Kënga e tij “Alive” është publikuar vetëm 6 ditë më parë dhe në një kohë kaq të shkurtër ka arritur të ketë mbi 40 mijë klikime.

Top Channel