E martuar 5 herë, vajza që duket si Barbie, ka shpenzuar 120 mijë paund për të blerë kukullat e saja të preferuara. Ajo thotë se nuk ka miq. Tatiana ‘Tanya’ Tuzova, 32 vjeçe, nga Rusia, tashmë ka një koleksion prej 1.520 kukulla Barbie dhe dëshiron të marrë qindra të tjera për të thyer rekordin botëror.

Ajo gjithashtu ka në plan të ndryshojë emrin duke e quajtur veten Barbie dhe veshjet i ka të gjitha në ngjyrë rozë. Tatiana pranoi se bën një jetë të vetmuar.

“Unë nuk kam miq,-tha ajo-nuk kam kohë për të bërë miq. Më pëlqen të jem i vetëm sepse askush nuk ndërhyn tek  mendimet e mia, më pëlqen bota ime “.

Tatiana thotë se është martuar dhe se burri aktual është mjek. Pas lindjes së djalit u shqetësua shumë për rritjen e gjoksit, një problem që e zgjidhi.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel