TCH zbardh dosjen/ ‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata Muzikë për ju është titulluar koncerti i sjellë nga Orkestra e Harqeve të Korçës, një orkestër e cila bën së bashku tre breza artistësh.
Me një repertor të larmishëm pjesë e koncertit është bërë edhe violinisti i njohur Zeqir Sulkuqi duke sjellë një larmi melodish falë larmisë së melodive dhe këngëve të interpretuara.
Për dirigjentin Kostika Tanto ngjitja në skenë e orkestrës së harqeve të Korçës mbetet një moment i veçantë dhe i rëndësishëm artistik.
Violinisti Zeqir Sulkuqi duke vlerësuar mikpritjen korçare shpreh domosdoshmërinë për mbështetjen e mëtejshme të artit.
Formacioni instrumental i Korçës pak kohë më parë u rikthye në skenë pas 20 vitesh mungesë duke u bere pjesë e aktiviteteve te shumta artistike.
Top Channel