Mundja e krahut në shumë vende konsiderohet një dispilinë e vërtetë sportive, ndërsa në Kinë shihet si shfaqje e forcës mashkullore.

Megjithatë edhe në vendin nga Lindja e Largët duket se po rritet popullariteti i këtij lloj sporti madje tashmë është krijuar edhe Shoqata Shanghai Arm Wrestling që këtë vit organizoi edicionin e 7 të Shanghai Arm Wrestling Open ku morën pjesë 100 sportistë.

E themeluar në vitin 2012, Shanghai Arm Wrestling e ka shtuar ndjeshëm numrin e anëtarëve të saj. Nga 4 që ishte para 7 vitesh, numri i të anëtarësuarve në këtë shoqatë ka arritur në 500 dhe ata janë të moshës 17-63 vjec, madje mes tyre janë edhe 4 anëtare femra.

Çdo javë anëtarët e shoqatës mblidhen për të punuar për teknikën e dueleve në mundjen e krahut duke përdorur tabela të krijuara posaçërisht për këtë lloj sporti, me vendin ku mbështetet brryli dhe një tub të cilin garuesit e mbërthejnë me dorën e tyre të lirë gjatë dueleve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA