Modelja holandeze “frymëzon” Neres dhe “çmend” fansat në Instagram (Foto)

11/04/2019 23:28

David Neres është sulmuesi brazilian i Ajaxit, që me talentin dhe shpejtësinë e tij, ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.

Sekreti i formës së mirë të sulmuesit, duket së është e fejuara e tij, modelja e njohur holandeze, Kira Winona, e cila përveçse frymëzon Neres, “çmend” edhe fansat në rrjetet sociale.

22-vjeçari luan prej rreth dy vitesh me holandezët dhe në 66 takime, ka arritur të shënojë 26 gola, më i fundit mbrëmë në Ligën e Kampionave.

Neres barazoi rezultatin me Juventusin, pas një aksioni personal, ku dribloi dhe “dehu” mbrojtjen bardhezi, para se të mposhtte portierin Szczesny.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel