Adrien Rabiot pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar nga Paris Saint Germain, skuadër me të cilën i përfundon kontrata në qershor, ndërsa më pas mund të zgjedhë i lirë të ardhmen e tij.

Fillimisht flitej për Barcelonën, që është pranë mesfushorit francez, ndërsa pak ditë më parë në garë u fut edhe Reali i Madridit, por duket se destinacioni i Rabiot do të jetë Italia.

Kanë qenë vetë mediat spanjolle, që kanë shkruar sot se mesfushori pritet t’i bashkohet Juventusit në kampionatin italian, ndërsa akordi pritet në ditët në vijim.

Top Channel