Është mbyllur zyrtarisht sezoni i rregullt i kampionatit amerikan të basketbollit duke përcaktuar gjithçka përsa i përket fazës së playoffit. San Antonio Spurs e mbylli këtë sezon me fitoren në derbin teksan ndaj Dallas Mavericks 105-94.

San Antonio në këtë takim arriti të marrë një avantazh me 22 pikë me Dallas që nuk pati forcën për të reaguar siç duhet pavarësisht lojës së mirë të Dirk Noëitzkit që në ndeshjen e tij të fundit në NBA rregjistroi një bilanc me 20 pikë dhe 10 topa në tabelë. Pas kësaj ndeshjeje San Antonio e sheh veten në vendin e 7 në Konferencën e Perëndimit pasi vendi i gjashtë i shkoi Oklahomës që fitoi në fushën e skuadrës më të mirë të NBA, Milwaukee 127-116.

Pa Paul George, skuadra e Thunder i besoi të zakonshmit Russell Wesbrook për të shkuar te fitorja me basketbollistin që e mbylli sfidën me 15 pikë, 11 topa në tabelë e 17 assist. Por njeriu i ndeshjes u bë Denis Schroeder me 32 pikët e shënuara në këtë takim. për Milwaukeen kjo humbje nuk kishte rëndësi pasi skuadra e Bucks e mbylli sezonin në vendin e parë të Konferencës së Lindjes

Memphis shfaqi krenarinë dhe bëri surprizën ndaj Golden State teksa e mundi me rezultatin 132-117. Kampionët në fuqi të NBA që e kishin siguruar vendin e parë në Perëndim ishin në këtë ndeshje pa yllin e tyre Stephen Curry që pësoi një dëmtim në kavilje në sfidën me New Orleans, ndërkohë që munguan edhe Cousins, Draymond Green që ishin lënë pushim. Memphis e shfrytëzoi këtë situatë dhe arriti të fitojë këtë përballje ku më i miri për Grizzlies ishte Javon Carter me 32 pikë.

Tashmë dihen edhe çiftet e playoffit, në Perëndim janë sfidat; golden State-LA Clippers, Houston-Utah, portland-Oklahoma dhe Denver-San Antonio. Ndërsa në Konferencën e Lindjes janë këto përballje: Milëaukee-Detroit, Boston-Indiana, Philadelphia-Brooklyn dhe toronto-Orlando.

 

Top Channel