Instagrami e bëri miliardere, biondja provokuese tregon sekretin (Foto)

11/04/2019 18:47

Dikur ajo ishte një kuzhiniere dhe rroga e saj mujore nuk i mjaftonte as për të shtyrë muajin, pasi shpenzimet ishin të mëdha, ndërsa sot Jem Wolfie ng Australia është një nga modelet me të suksesshme të Instagramit.

Rrjeti social e ka bërë 27-vjeçaren e pasionuar pas basketbollit që të fitojë miliona dollarë, duke shpërndarë foto dhe video të fitnesit me 2.6 milionë fansat e saj që i ka arritur me shumë mund.

Jem Wolfie jeton në Perth. Ajo shet mallra, libra elektronikë për ushtrime dhe receta, duke fituar kështu 30,000 dollarë në ditë vetëm nga Instagrami. Nga muaji gusht i 2018-s ajo ka fituar më shumë se 2 milionë dollarë dhe pasuria e saj vetëm rritet.

Biondja seksi ka zbuluar edhe sekretin e famës dhe fitimeve të saj marramendëse. Ajo ka thënë për mediat australiane se e la shkollën e mesme për të punuar në botën e kuzhinës, por kuzhina duket se nuk ishte ajo që Jem dëshironte të bënte, kështu që iu kthye basketbollit.

Por në 2015 një lëndim serioz në gju e detyroi atë të largohet nga basketbolli dhe të shkonte në palestër për t’u rikuperuar, aty ku ajo filloi një rutinë të re.

Gjatë kohës që kalonte në palestër, ajo filloi të publikonte video dhe foto në Instagram, duke arritur kështu një audiencë të vogël.

Shpejt, profili i saj arriti më shumë se një milion ndjekës, duke rënë në sytë e më të famshmëve dhe këtu nisi të fitonte miliona, duke u kontaktuar nga agjenci të ndryshme reklamimi online.

FOTO GALERI
1/38

Top Channel