Tragjedia “Salome” është e cilësuar si një nga kryeveprat e Oscar Wilde që provokon emocione tronditëse. Kujtojmë se “Salome” është vënë në shumë skena të botës nga regjisorë të ndryshëm. Vepra vjen premierë në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë me regji të Carlo Sciaccaluga dhe në role me aktorët Yllja Mujo, Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri, Alesia Xhemalaj, Emiliano Bufazi, Ermir Hoxha etj.
“Salome” është një dramë thellësisht psikologjike. Osacar Wilde ka arritur të ndërtojë personazhe të ndërlikuara dhe komplekse. Studiuesit janë shprehur se: “Nëpërmjet Salomesë, Osacar Wilde kërkonte të përballte publikun viktorian me seksualitetin e tij. …nëpërmjet figurës së Salomesë ai portretizoi “seksin për seks” pa qëllim ose funksion. Salomeja e Osacar Wilde paraqet mposhtjen e forcave të rendit dhe ligjit nga forcat e dëshirave të paligjshme seksuale”
Top Channel