E ardhmja e Luis Enrique, ‘Le Parisien’: Kanë nisur bisedimet për rinovimin 28/01 12:28
Partizani fitoi 2-0 ndaj Skënderbeut, duke rikuperuar kryesimin komod ndaj ndjekësve më të afërt në renditjen e Kategorisë Superiore.
Belica dhe Asani me një penallti i dhanë suksesin kryeqytetasve në stadiumin “Selman Stërmasi”, sukses i merituar i kryeqytetasve përballë rivalëve që nuk bënë asgjë për pikë.
Flamurtari, ndërkohë, fitoi derbin bregdetar me Teutën, duke iu marrë durrsakëve edhe vendin e tretë në renditje. Vlonjatët u imponuan 3-1 me Ribajn, Sukajn dhe penalltinë e vonë të Bathës, gola që i projektojnë në zonën europiane.
Top Channel