Klodiana Shala tregon lidhjen me Lulzim Bashën: Kemi ngrënë të shtëpia e njëri-tjetrit

10/04/2019 19:31

E ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Klodiana Shala u bë pjesë e një loje, ku duhet të zgjidhte një personazh në një situatë të hamendësuar.

Kur erdhi puna te këshillat politike, Klodianës i duhej të zgjidhte mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, një zgjedhje që e bëri të mendohej pak.

Ajo zbuloi se me Lulin është rritur, kanë jetuar afër, madje kanë ngrënë e kanë pirë në shtëpitë e njëri-tjetrit.

“Lulit nuk i ngel hatri, po them doktorin”, ishte ky argument i zgjedhjes së Klodit.

Top Channel