11/01 18:39
Fotot e një tufe kuajsh të egër që vrapojnë në brigjet e jugut të Francës po bëjnë xhiron e botës.
Pamjet e 12 kuajve të racës Camargue me perëndimin në sfond janë kapur nga fotografi Scott Stulberg.
Parku kombëtar natyror në qytezën Sainte Marie de La Mer, pranë Montpellier, është i përbërë nga liqene natyrore, këneta dhe një pjesë e mirë e zonës është nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Kali Camargue, i njohur zyrtarisht si racë në vitin 1978, mendohet se ka jetuar në atë krahinë për mijëra vjet.
Top Channel