
24/02 18:37
Admir Murataj dyshohet se është personi i vrarë dje gjatë grabitjes së miliona eurove në Rinas.
Të afërmit e tij, vëllai dhe bashkëshortja ndodhen pranë morgut në pritje të kqyrjes së trupit.
“Na kanë thirrur që ta shohim nëse është vëllai im apo jo. Nuk e dimë ende. Sot e morëm vesh ngjarjen dhe shkuam vetë në polici”, tha Cen Murataj.
Trupi i pajetë i grabitësit ka pësuar plagë të shumta, çka e bën të vështirë indetifikimin e tij.
Top Channel