
24/02 18:37
Vëllai i Admir Muratajt, i vrarë pak pas grabitjes në avion në aeroportin e Rinasit, deklaroi për mediat se vëllai i tij ka qenë një vegël.
“Lajmin e mora vesh nga mediat, ne nuk njohim asnjë nga shokët e tij, por do i shohim kush janë shokët, ata që e lanë në rrugë. U tha se Admiri ishte organizatori, por organizatori nuk vritet. Tani na intereson të shohim se çfarë ndodhi, tani do e shohim sa organizator është. Ai ka qenë vegël”, tha Cen Murataj.
Ju tha policia se si u vra, nga policia apo shokët?
Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet.
Vëllai jetonte në Kamëz, por ishte në kërkim?
Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë.
Top Channel