Që pas zyrtarizimit të largimit të Aaron Ramsey, i cili do t’i bashkohet Juventusit me parametra zero në verë, drejtuesit e Arsenal janë vënë në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar pikërisht uellsianin.

Emri i fundit që pëlqehet është ai i mesfushorit të Fiorentinës Jordan Veretout i cili ka bërë një sezon të mirë me vjollcët. 26-vjecari ka shënuar 5 gola këtë sezon ndërsa ka asistuar edhe në tre raste të tjerë.

Për anglezët nuk do të jetë e lehtë për të transferuar mesfushorin francez, pasi Fiorentina pretendon rreth 30 milionë euro për kartonin e tij, ndërkohë që futbollisti pëlqehet edhe nga Napoli e Interi.

Top Channel