“Pasqyra”, një botim i veçantë poezish me tendenca feministe i autores Irda Haruni, u prezantua për publikun në Gjirokastër pasi vargjet janë frymëzuar prej përjetimeve që autorja ka marrë që prej fëmijërisë.
Ajo e solli botimin krahas një ekspozite fotografish me në qendër gratë dhe përpjekjet e shumëfishta që u kërkohen të bëjnë në një shoqëri maskiliste.
Irda Haruni thotë se ka dëshirë të frymëzojë gratë dhe vajzat e reja të gjejnë jo thjesht barazinë, por veten në një mjedis që kërkon shumë prej tyre, por i shpërblen pak për përpjekjet.
“Pasqyra” nuk është një botim që është shkruar vetëm për gratë. Vargjet janë thirrje për shoqërinë dhe sipas autores një pasqyrë për ta parë realitetin nga një kënd disi kontravers.
Top Channel