Nëna inkurajon vajzën: Gjej një “babush të pasur”, që të paguajë operacionet plastike

09/04/2019 14:33

Jeremy Kyle është përballur me një nënë e cila ka lejuar vajzën e saj 18-vjeçare të flejë me “babusha të pasur”, në mënyrë që të paguajnë operacionet e tyre plastike.

Duke e quajtur “të shpifur” një gjë të tillë, prezantuesi e “copëtoi” 41-vjeçaren Georgina Clarke, pasi kishte lejuar vajzën e saj Kayla Morris, tashmë 23-vjeç, që të kërcente dhe të kryente marrëdhënie seksuale me meshkujt në mënyrë që këta të fundit të paguanin për operacionet e tyre plastike.

“Çfarë lloj nëne je ti, që lejon një 18-vjeçare që të flejë me meshkuj të panjohur, në këmbim të produkteve kozmetike?”-tha prezantuesi.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel