Ndonëse e aktivizon me pikatore, Interi po punon për të rinovuar kontratën me mbrojtësin Andrea Ranocchia, që skadon në fund të këtij sezoni.

Ausilio dhe menaxheri i mbrojtësit, janë ulur për të negociuar, ndërsa Interi duket se ka ofruar një kontratë 2-vjeçare, me 1.5 milionë euro në sezon, nga 2.4 milionë që Ranocchia fiton aktualisht.

Ranocchia është mbrojtësi i katërt në hierarkinë zikaltër, por shihet si një element mjaft i rëndësishëm për të bashkuar skuadrën në dhomat e zhveshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA