
Në studion e Top Talk ka qenë i ftuar ish-deputeti Klevis Balliu, i cili ka folur edhe për skenarin që pritet të ndodhë në protestën e radhës të opozitës, atë të 13 prillit.
“Më 13 prill do të rrethohet parlamenti, kryeministria e gjithçka deri në rrëzimin e Edi Ramës”, u shpreh Klevis Balliu, i cili theksoi gjatë intervistës se “Opozita e bashkuar do të ketë mbi 80 deputetë. Do të kalojë në një mazhorancë që vjen nga dëshira e popullit. Mazhoranca sot ka ardhur nga votat e vjedhura”.
Sipas tij protesta e 13 prillit do të jetë edhe më madhëshore, kjo edhe pas asaj çfarë ndodhi me banorët e zonës së Bregut të Lumit.
“Në saj të terrorit që policia bëri sot në Bulevard, qytetarët e kanë të qartë që Edi Rama u ka shpallur luftë atyre dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka. Të jeni të sigurt që qytetarët do të marrin masa më 13 prill që Edi Rama të mos hyjë më në shtëpitë e tyre. Numri i protestuesve është vetëm në rritje. Largimi i Edi ramës vjen vetëm përmes revoltës. Sistemi i drejtësisë këtu ka rënë”, tha Balliu.
Top Channel