Pasi eliminuan dy ekipe gjermane, respektivisht Dortmundin e Schalken, Tottenhami dhe Manchester City kanë nisur të masin forcën në përballjen mes tyre, ndër më të rëndësishmet e këtij sezoni.

Të dorëzuar për titullin kampion në Premier League, “Spurs”-at e Pocchetinos do të kërkojnë të mposhtin rivalët e drejtuar nga Pep Guardiola të paktën në kompeticionin më të lakmuar europian, me “Citizens” që nga ana e tyre duelojnë ashpër për titullin kampion në Angli me Liverpoolin.

Në stadiumin e porsa përuruar të londinezëve, Tottenhami ka zgjedhur të zbresë me Lloris në portë, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Winks, Eriksen, Dele, Son dhe Kane të vetëm në sulm.

Me një formacion sulmues i është përgjigjur tekniku spanjoll i Manchester Cityt, që ka hedhur në fushë Ederson, Walker, Laporte, Otamendi, Delph, Fernandinho, Gundogan, Silva (C), Mahrez, Sterling dhe Agueron.

Rezultati ende nuk është zhbllokuar, por pavarësisht sesi përfundon takimi i sotëm, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Etihad Stadium”.

Top Channel