63 vjeçarja duhet të injektojë botoks që të mbajë sytë hapur!

09/04/2019 11:14

63 vjeçarja Pauline Williams, nga Settle, North Yorkshire, vuan nga një problem i rrallë i syve që njihet si sindroma Meige.

Sytë e saj qëndrojnë të hapur për disa orë dhe më pas i mbyllen në mënyrë të pavullnetshme. Përveç medikamenteve që ajo përdor vazhdimisht, mjekët kanë zbuluar se injeksionet me botoks në qepalla, i mundësojnë asaj që t’i mbajë sytë e hapur.

Duket e tmerrshme, si një skenë filmi, por ajo duhet të injektojë botoksin për çdo ditë deri në fund të jetës për të dobësuar forcën e muskujve në qepallat e saj. Madje i është nënshtuar edhe disa kurseve lidhur me injeksionet në mënyrë që të mund të bëje edhe vetë këtë gjë.

Nëna e tre fëmijëve vuan nga një gjendje e rrallë neurologjike nga e cila janë preken rreth 20 njerëz në 1 milion. Ajo ka përdorur më herët edhe syze të veçanta me mure metalike që ngjiteshin në qepallat e saj por as kjo nuk pati ndonjë rezultat. Tani zonja Williams vijon një jetë normale duke injektuar dozën e përditshme të botoksit.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel