23/12 16:52
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, deklaroi se BE-ja mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.
Por, Soreca shtoi se kjo luftë kërkon vullnet politik.
Në fjalën e tij në aktivitetin me temë ‘Rrugëtimi drejt ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri elektronik të deklarimit të interesave private të personave të zgjedhur dhe disa nëpunësve publik’, Soreca e konsideroi luftën ndaj korrupsionit si prioritet kyç për Shqipërinë.
“Lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç, korrupsioni ul reputacionin e vendit. Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon kërkon vullnet politik. Sistemi i deklarimit të pasurisë është i rëndësishëm”, u shpreh Soreca.
Top Channel