Kur duhen ende 7 ndeshje nga fundi, lufta për Champions League po mban gjallë garën sportive në kampionatin italian të futbollit, madje më shumë sesa diskutimi për rënien.

Janë plot 6 ekipe për dy vende të mbetura në turneun elitar kontinental; Inter në kuotën e 57 pikëve, Milani e Atalanta nga 52; Roma me 51; dhe Lacio e Torino me 49 pikë secila.

Pikërisht këtyre pretendentëve u lejohen pak gabime për të arritur objektivin sezonal, me vendin e katërt që përfaqëson mundësinë e fundit për në Champions. Kuota e pikëve minimale, me shumë gjasë do të jetë 67, edhe pse është e vështirë të parashikohet sesi do të shkojë lufta në Serie A.

Ka të paktën 5 përplasje të drejtpërdrejta mes këtyre skuadrave që synojnë Championsin, si dhe ndeshje të vështira me Juven dhe Napolin, dy ekipe të paarritshme për asnjë. Këtyre iu shtohen edhe ndeshjet me ekipet që luftojnë për mbijetesën, transferta historikisht të sikletshme që rezervojnë humbje potenciale pikësh.

Përplasjet e tilla do të ndikojnë shumë, por do të kenë një peshë të caktuar në renditjen finale të Serie A, edhe impenjimet ekstra, si rikuperimi i një ndeshjeje të prapambetur dhe Kupa e Italisë për Lacion, Milanin dhe Atalantën.

Gjithçka në harkun e një muaji e gjysmë, ku vendoset prestigji dhe milionat e turneut më të lakmuar kontinental.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA