Cristiano Ronaldo (Juventus) - 31 milionë euro

Juventus është vetëm 1 pikë larg fitimit të titullit të radhës kampion pas barazimit mes Napolit dhe Genoas dhe kjo e lejon “Zonjën e Vjetër” që të përqendrohet totalisht te Liga e Kampioneve.

Ditën e mërkurë, Juvja do të luajë ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Ajaxit dhe trajneri Allegri do të ketë në dispozicion Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa, ndërkohë që situata rreth Emre Can nuk është e qartë. Gjithsesi, trajneri livornez nuk është i papërgatitur dhe ka përpiluar tashmë planin B për këtë ndeshje, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në atë sulmues.

Përsa i përket Ronaldos, të dielën portugezi punoi pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe në orët në vazhdim do të nisë sforcimet. Nëse stafi do të mbetet i kënaqur nga riaftësimi i Ronaldos nga dëmtimi në kofshën e djathtë, atëherë ai do të jetë në skuadër për Ajaxin, por do të jetë trajneri ai që do të vendosë nëse do të jetë titullar apo do të nisë sfidën nga stoli.

Në këtë rast të dytë, do të jetë Mandzukic qendërsulmuesi të cilit do t’i bashkohet Bernardeschi dhe një mes Dybalës apo Cancelos, sigurisht pa harruar këtu edhe njeriun e momentit Moise Kean.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA