Çmimi i Madh i Britanisë në pistën e Silverstone duket se do të qëndrojë në kalendarin e Botërorit të Formula 1.
Liberty Media, që është në pronësi të këtij kampionati, është shumë pranë një marrëveshjeje me British Racing Drivers Club për rinovimin e kontratës, lajm ky që u bë i ditur nga “Financial Times”.
Liberty Media ishte vënë në kërkim të një zone të re për pistë të Formula 1 pas prezantimit të klauzolës për ndërprerjen e kontratës nga organizatorët e garës së Silverstone për shkak të kostove të larta. Por, sipas “Financial Times”, kërkimet nuk shkuan mirë, kështu që bisedimet me British Racing Drivers Club u intensifikuan dhe tani po shkohet drejt rinovimit të kontratës.
Kjo lëvizje konsiderohet si një prapakthehu nga ana e Liberty Media, që më parë kishte refuzuar rinegocimin e kontratës me organizatorët e garës së Silverstone, të cilët kishin kërkuar kushte më të mira. Akordi që ishte nënshkruar me Bernie Ecclestone parashikonte një rritje vjetore me 5% të kompesimit në drejtim të pronarëve të Formula 1. Kontributi fillestar ishte 11.5 milionë Paund dhe në 2026 ai do të shkonte në 26 milionë Paund.
Tani, Liberty Media kërkon 18 milionë Paund, ndërsa British Racing Drivers Club ofron 15. Në javët e ardhshme pritet që të zyrtarizohet ky akord për rinovimin e kontratës, ndërkohë që Liberty Media vijon tratativat për organizimin e një garë në zonën rreth Olympic Park në lindje të Londrës.
Top Channel