Tottenhami është dorëzuar në luftën për titullin në Angli, duke ia lënë stafetën përfundimtare Manchester Cityt dhe Liverpoolit, por në Champions League do të “varë armët” vetëm pasi të ketë dhënë gjithçka në fushë.
Trajneri i “Spurs”-ave, Mauricio Pochettino paralajmëroi “Citizens” se në turneun europian do të jetë ndryshe nga kampionati ishullor, duke premtuar shkëndija para çerekfinaleve të Champions League.
“Mendoj se kjo sfidë është krejtësisht e ndryshme nga kampionati anglez. Do të jemi agresivë për të futur në krizë kundërshtarët tanë. Manchester City ka një nga ekipet më të mira në Europë, por ne kemi kohë që përgatitemi, për atë që përfaqëson një nga ndeshjet më të rëndësishme për mua si trajner. Është çerekfinale në Champions dhe jo një miqësore. Unë dhe Guardiola jemi përballur në fushë në Spanjë, e njerëzit duan ndeshje si këto”, tha trajneri i Tottenhamit.
Skuadra e tij ka 16 pikë më pak sesa Manchester City në kampionatin anglez, por për trajnerin Guardiola kjo nuk ndikon aspak.
“Tetë ekipet që kanë mbërritur në këtë fazë janë të afta ta fitojnë Championsin. Tottenhami nuk është vetëm Herry Kane, por një formacion i fortë në të gjitha repartet. Kemi rikuperuar Agueron, Mendin dhe mbrojtësin Kyle Walker”, tha trajneri Guardiola.
Top Channel