 Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
																		
					
					
					
						Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre						Gjithçka filloi me një video të postuar në mediat sociale, shkruan Associates Press: një regjistrim sekret i vitit 2016, që duket se tregonte një oligark të njohur vendas duke i dhënë një zarf me para një bashkëpunëtori të Milo Gjukanoviçit, liderit të Malit të Zi.
Biznesmeni i njohur, Dushko Knezeviç, ish-mik e Gjukanoviçit, e publikoi videon në fund të vitit të kaluar si hakmarrje ndaj akuzave të ngritura kundër tij për pastrim parash, të cilat e detyruan të largohej drejt Londrës për t’iu shmangur ndjekjes penale.
Ai bëri publike edhe një sërë dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të detyrës. Ajo që tani njihet si çështja “Zarfi”, ka shkaktuar protesta të shumta në Malin e Zi, ku tubuesit kerkojnë dorëheqjen e Gjukanoviçit, që ka rreth 30 vjet në pushtet.
Demonstratat anti-qeveritare në Mal të Zi vijnë ndërkohë që protesta të ngjashme po mbahen edhe në Serbinë dhe Shqipërinë fqinje, ku demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësve që ata i akuzojnë për sundim autokratik dhe korrupsion, pavarësisht premtimeve të tyre se do t’i çojnë këto vende në BE.
Top Channel