Kryemadhi në Cërrik: Fermerët të papërkrahur dhe të pashpresë, domosdoshmëri rimëkëmbja e bujqësisë

07/04/2019 15:20

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në Bashkinë e Cërrikut ku zhvilloi takime me fermerë të kësaj zone. Kryemadhi u njoh nga afër me
problematikat e shumta që hasin fermerët sot, për të cilat tha se ata ndihen të papërkrahur dhe të pashpresë.

Kryetarja e LSI tha se subvencionet janë zero për fermerët, ndërsa theksoi domosdoshmërinë për të mos harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, si sektori që mban barrën kryesore të ekonomisë në vend.

“Sot ishim përsëri në takim me fermerë dhe banorë të Bashkisë së Cërrikut, të cilët kanë problem shumë të madh përsa i përket prodhimeve të tyre në sera dhe në pemtari. Ndihen të pashpresë, ndihen të papërkrahur, ndihen dhe të vetmuar në të gjithë angazhimin e tyre dhe në iniciativën e tyre që duan të bëjnë diçka për familjet e tyre.

Nga malësitë e Dibrës dhe sot nga fushat e Cërrikut, apo edhe nga kodrat e mrekullueshme të Dumresë, shikojmë se problemet janë të njëjta, si për blegtorët, ashtu dhe për pemtarët, ashtu dhe për fermerët, ashtu dhe për ata që kanë investuar në serat e tyre edhe pse subvencionet janë zero. Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare”, tha Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA