Kërkonin vajza me gjoks të madh për garat me motorë, “stuhi” seksiste në Spanjë (Foto)

07/04/2019 21:52

Një kompani që merret me organizimin e eventeve ka publikuar një njoftim ku kërkon vajza “hostess” për Cirkuitin e Navarrës.

Megjithatë njoftimi shpejt ka bërë xhiron e botës,pasi ka shkaktuar një stuhi të vërtetë seksiste. Kjo pasi në specifikimin e njoftimit të kompanisë, thuhet se femrat duhet të kenë përmasat e gjoksit, 95-100.

Pikërisht ky detaj ka bërë që ndaj kompanisë të shpërthejnë akuza për diskriminim, ndërsa njoftimi është fshirë pak orë më vonë.

Në garat e motorëve, përdoren gjithmonë vajzat që mbajnë çadrat ndaj pilotëve, të cilat shërbejnë edhe si imazh për skuadrat garuese.

FOTO GALERI
1/51

Top Channel