Në Batumi të Gjeorgjisë ka filluar kampionati Evropian i Peshëngritjes për të rritur. Kombëtarja Shqiptare përfaqësohet nga 5 peshëngritës në këtë eveniment të rëndësishëm, nga ku do të kërkojë që të dalë me medalje.

Ndryshe nga herët e tjera, në evropianin e këtij viti, Shqipëria nuk do të ketë peshëngritëse femra që garojnë. I pari që do të dalë në pedanë nga peshëngritësit kuqezi është kampioni i Evropës, Briken Calja i cili do të garojë në peshën deri në 73 kg, garë kjo që do të zhvillohet në mbrëmjen e 9 prillit.

Një ditë më pas do të jetë radha e Erkand Qerimaj dhe Daniel Godellit që do të garojnë në peshën 81 kg. Shkodrani Qerimaj do të jetë në Baterinë B të kësaj kategorie gare, ndërsa Godelli do të jetë në baterinë A ku përcaktohen edhe fituesit e medaljeve.

Në 11 prill Krenar Shorja do të garojë në peshën 89 kg, ndërkohë që do të mbyllë konkurrimin e peshëngritësve shqiptarë në këtë evropian, Endri Karina që do të garojë në peshën deri 102 kg

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA