I mbushur me nxënës, autobusi në Zvërnec del pjesërisht nga rruga dhe bllokon qarkullimin
Një shfaqje ndryshe në stilin kabaret, rikthen aktorin Herion Mustafaraj pranë publikut shqiptar.
Ai do të jetë sot i ftuar në “E Diell” në Top Channel. për të folur më shumë rreth përmbajtjes së këtij projekti, bashkëpunimin muzikor me Kujtim Prodanin, punët e para në SHBA, përballja me Hollywood-in, raporti me të bijën dhe momente muzikore që vetëm Herioni dhe Prodani dinë t`i dhurojnë. Batutat më të spikatura të filmave të Herion Mustafarajt ndër vite, do të risillen në formë parodie nga pupacat Lali & Luli.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore dhe asaj të lehtë Eli Fara, sot do të jetë në rolin e mësueses, profesion të cilin ajo e ka ushtruar rreth 30 vite më parë në një fshat të largët të Korçës. Moderatorët e “E Diell” ketë herë do të jenë në rolin e nxënësve dhe do ta bombardojnë këngëtaren me pyetje, por Eli ka premtuar se do të jetë e rreptë dhe se do t`i vlerësojë ata me nota në varësi të pyetjeve që do të bëjnë.

Ambasadori austriak në Tiranë Dr. Johann Sattler do të jetë i ftuari special në “Escape”. Ai do të tregojë të gjithë eksperiencën e tij teksa ka udhëtuar dhe ushtruar sporte në Shqipëri, por edhe për kulturën austrikae, muzikën klasike si dhe ballon e famshme vjeneze që realizohet në Shqipëri për të dytin vit radhazi më 12 Prill. Në fund të intervistës, stafi i “E Diell” i ka rezervuar Dr. Sattler një surprizë!

Fshati Krutje i Fierit është ndalesa e radhës së rubrikës së “100 Fshatrave”. Investimet në sera dhe blegtori, ekipi i famshëm i volejbollit si dhe traditat do të jenë pjesë e këtij reportazhi.
Shkolla Profesionale e Kamzës do të prezantojë për herë të parë më Shqipëri një platformë online që shmang rradhët e gjata në spitale dhe një administrim perfekt të tij brenda një kohë shumë të shkurtër. Si funksionon ajo? Do e mësoni në rubrikën “Made in Albania”.
Për vajzat që janë në dilemë për grimin e maturës, “Sfida Einxhel” vë në garë Argjirën dhe Einxhel se cila prej tyre realizon make up-in më të mirë për 10 minuta! Kush mendoni ju se do e fitojë garën?
Studioja e “E Diell” do të përshkohet nga performancat e baletit ku si referencë do të kenë epokën e Rilindjes, një kërcim plot energji nga Fjoralba Ponari nën ritmet latine, numra të jashtëzakonshëm akrobacie nga “Cirku Kombëtar” dhe muzika popullore e Eli Farës.

Këndi mjekësor dhe ai estetik sot do të jenë te pasuruara me informacione të domosdoshme për të gjithë teleshikuesit e për ata që fati i ndjek kudo, qëndroni gati sepse “Lotaria Kombëtare” ka pafund opsione për ju!
Qëndroni me “E Diell”, programi ku koha fluturon sa hap e mbyll sytë!

Top Channel