![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/0-2024-06-26T163615.668-800x450.jpg)
26/06 16:39
Stilisti i njohur Marc Jacobs u martua me të fejuarin e tij Charly ‘Char’ Defrancesco në një dasmë luksoze në New York, organizuar të shtunën në mbrëmje.
Në ceremoninë e veçantë, nuk munguan njerëz të shumtë nga bota e “Show biz”-it botëror, ku spikasnin modelet Kate Moss, Emily Ratajkowski, motrat Gigi dhe Bella Hadid, etj.
Media të shumta amerikane, por edhe botërore ishin stacionuar në hotelin luksoz ku u zhvillua ceremonia, duke përcjellë detaje të shumta.
Edhe në rrjetet sociale të VIP-ave pjesëmarrës në dasmë, nuk munguan foto e shumta nga ceremonia e mbajtur në New York, ku Rita Ora dhe Emily Ratajkowski patën dedikim për çiftin.
Top Channel