Chelsea kërkon me çdo kusht që të sjellë në radhët e tij një sulmues të një niveli të lartë dhe së fundmi në media po përmendet emri i Robert Lewandowskit, autor i dy golave për Bajernin e Mynihut në fitoren 5-0 në klasiken me Borussian e Dortmundit.

Për momentin Chelsea po vuan dënimin e dhënë nga FIFA për bllokim të merkatos në 2 sesionet e ardhshme, por Blutë e kanë apeluar këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë me shpresën që ajo të pranohet nga ky institucion në seancën që do të mbahet gjatë këtij muaji.

Chelsea dështoi me blerjet e kaluara përsa i përket repartit të sulmit siç ishte rasti i Alvaro Moratës, ndërkohë që edhe ardhja e Gonzalo Higuain me huazim nga Juventusi nuk ka pasur impaktin që pritej me argjentinasin që ka shënuar 3 gola në 11 ndeshje

Kështu që sytë janë hedhur nga Lewandowski përfaqësuesit e të cilit sipas medias britanike kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Chelseat për transferimin e polakut në Londër. Robert Lewandowsku u transferua te Bayerni i Mynihut para 5 vitesh duke fituar me skuadrën bavareze 4 tituj kampionë të Bundesligës.

Top Channel