Tre ditë pas humbjes ndaj Valencias në transfertë, Reali i Madridit u rikthye te fitorja, pasi në “Santiago Bernabeu” mposhti me rezultatin 2-1 Eibarin.

Ishte pikërisht skuadra mike që kaloi e para në avantazh, pas golit të shënuar Cardona në minutën e 39’, duke bërë që madrilenët të heshtnin.

Por në 45-minutëshin e dytë, të besuarit e Zidane reaguan fuqishëm dhe shënuan dy herë me anë të sulmuesit francez, Karim Benzema, duke përmbysur rezultatin.

Me këtë fitore, Reali i Madridit shkon në kuotën e 60 pikëve, në pritje të sfidës së mbrëmjes mes Barcelonës dhe Atleticos së Madridit.

Top Channel