Ish deputeti demokrat, Edomd Spaho nuk i kurseu akuzat edhe për SHISH një strukturë sipas tij e përfshirë në skandalin mafioz, dhe falsifikimin shtetëror të një dëshmitari të rremë si Fredi Alizoti.

“ Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë paguar para në dorë aktorit të qeverisë, Fredi Alizoti, i dënuar më parë për trafik droge, në mënyrë që të gënjente se ishte ai dhe jo Agron Xhafaj që koordinonte trafikun e drogës nga Vlora.  Përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë se ky skenar kriminal është vënë në zbatim nga një bashkëpunim mes drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, kupolës politike të Rilindjes dhe qeverisë, me përfshirje direkte të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Prokuroria shqiptare jo vetëm është bërë pjesë e skemës së manipulimit, por vazhdon të heshtë edhe pas zbulimit të fakteve zyrtare që provojnë këtë skemë.  Më së paku, Prokuroria duhet t’i kishte vënë prangat për dëshmi të rreme, Drejtorit të sapoemëruar të Fierit, Andon Marko, i cili ka deklaruar se e ka takuar vetëm një herë aktorin e qeverisë, në një kohë kur përgjimet faktojnë të kundërtën”, tha Spaho.

Sipas zotit Spaho kjo ngjarje tregon  kapitullimin e  shtetit të së drejtës dhe kapja e çdo pushteti në Shqipëri nga Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA