Rast moviole në minutën e 34-t të ndeshjes Juventus-Milan.

Calhanoglu në të djathtë kroson në zonë, por Alex Sandro prek me dorë topin brenda zonës së Juventusit, duke e devijuar në goditje këndi krosimin e turkut.

Dora e mbrojtësit është e hapur (edhe pse me afrimin e topit mundohet ta afrojë në trup) dhe topi e godet në pjesë mes brrylit dhe parakrahut.

Arbitri Fabbri shkon ta shikojë edhe një herë episodin në VAR. Pas disa minutash, vendos që të mos akordojë penallti për Milanin.

Top Channel