Gruaja e vendos në “siklet” bashkëshortin në studio, por e surprizon me lajmin që është në pritje të ëmbël

06/04/2019 23:35

Programi “Dua të të bëj të lumtur” u mbyll këtë të shtunë me një surprizë tepër të bukur. Redina ishte personazhi që në studio rrëfeu historinë e dashurisë me Arditin. Shkak për njohjen e tyre ishin bërë bisedat telefonike dhe pas disa vitesh kishin vendosur që të martoheshin. Nga kjo martesë në jetë kishin ardhur tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Kohët e fundit Redina kishte zbuluar që ishte në pritje të fëmijës së katërt dhe për këtë arsye ajo i ishte drejtuar programit për t’i bërë një surprzë bashkëshortit të saj. Arditi dëshironte që të kishte sa më shumë fëmijë dhe për këtë arsye Redina i kërkoi që t’i premtonte se do t’i plotesonte disa kushte. “E di që do një fëmijë tjetër por si fillim kam disa kushte. Dua që të fillosh dhe të heqësh dorë nga cigarja, të kesh kujdes me shpejtësinë, të ikim më shpesh për pushime në plazh, të përgjysmosh kalçetot dhe të kujdesesh pak më shumë për fëmijët.”,- tha Redina.

Arditi u shpreh se do t’i plotësonte të gjitha kushtet, por programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar disa prova për të. Prova e parë ishte që të bënte 50 xhiro me karrocën e bebes në studio, të cilën e kaloi me sukses. Në provën e dytë ai duhet t’i ndërronte pelenat disa kukullave, ndërsa në provën e parafundit ai duhet të ushqente një fëmijë. Në provën e fundit Arditi duhet të vendoste në gjumë fëmijën duke i treguar përralla.

Në fund Arditi zbuloi që Redina ishte në shtatzanë dhe se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të katërt.

Top Channel