Djajtë e Tasmanisë (Sarcophilus harrisii) nuk do të ngordhin për shkak të tumorit të fytyrës. Kjo formë e kancerit të transmetueshëm ka ulur numrin e marsupialeve mishngrënëse, të njohur në mbarë botën edhe falë personazhit të kukullave “Tazman”.

Lajmi i mirë u raportua nga një ekip ndërkombëtar kërkimor.  Shkencëtarët, të koordinuar nga profesor Konstans Wells, dolën në përfundimet e tyre pas analizimit të të dhënave demografike dhe epidemiologjike mbi djallin e Tasmanisë,  të mbledhura gjatë 10 viteve të fundit. Seleksionimi  natyror ka filluar që këta ekzemplarë ti bëjë rezistentë ndaj tumorit shkatërrues, i cili iu prek sytë, gojën dhe pothuajse të gjithë fytyrën. Shkencëtarët thonë se kanë qenë të aftë që të shërojnë 23 djaj.  Shkurtimisht, sistemi imunitar i këtyre kafshëve, që janë mishngrënësit më të mëdhenj ekzistues marsupialë, po forcohet ndaj kancerit.

Djajtë e Tasmanisë, të ashtuquajtur nga kolonistët evropianë për shkak të agresivitetit të tyre dhe britmave “demonike” që lëshojnë, e transmetonin kancerin e ashpër gjatë luftimeve me njëri-tjetrin. Plagët nuk mund të shërohen, por shkak të një mutacioni  që e kthen indin në tumor, i cili shtrihet mbi fytyrën e kafshës , duke i shkaktuar ngordhjen brenda 6-24 muajsh.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel