Stilistët nuk pranuan ta veshin për “Grammy” sepse është e shëndoshë, reagon Bebe Rexha

05/04/2019 16:57

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka zbuluar për fansat se si stilistë të njohur kanë refuzuar të krijonin veshjen e saj për Grammys 2019 për shkak të peshës së saj.

Bebe u tregua shumë e sinqertë kur tha se u lëndua nga refuzimi, por tha se kjo industri duhet të ketë turp nga paragjykime të tilla.

Duke bërë një paraqitje në edicionin e së Premtes së Lorraine, këngëtarja 29-vjeçare tha: “E dua trupin tim, unë jam një vajzë me forma të mbushura, u lëndova vërtet nga kjo sjellje.”

Por Bebe mori hak kur ajo u shfaq në një fustan me ngjyrë të kuqe Monsoori, dhe për këtë ajo i tha Lorraine: ‘E kam dashur, u ndjeva si një princeshë’.

Ajo zbuloi një këshillë surprizuese kur ballafaqohej me kritikat negative, dhe tha: ‘Isha në turne me Katy Perry dhe ajo më tha që të mos lexoja as as statuset në twitter’.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA