Nuk po shfaqet më fuqishëm në botën e muzikës “pop”, si më parë, por mjafton një set fotografik për një markë të shquar veshjesh intime, që Rihanna të marrë të gjithë fokusin e medieve rozë dhe rrjeteve sociale.

31-vjeçarja, një prej “pop star”-eve më të famshme të botës, nuk nguroi të shfaqte asetet e saj në disa foto me veshje të ndryshme, nga recipetat ngjyrë rozë e deri te fustanellat e tejdukshme ngjyrë të verdhë.

Kombinimet nuk mund t’i linte pas, teksa buzëkuqi përvijonte ngjyrën e recipetave, ndërsa thonjtë atë të fustanellës, e siç ndodh në të tilla raste, takat e larta nuk mungonin.

Rihanna ka shfaqur hijeshinë e saj, anën më seksi teksa lëkundej mbi një karrige, duke mbuluar një pjesë të trupit të saj me një çarçaf të bardhë. Por, më provokuesja vinte pikërisht përmes gjesteve të saj, teksa kalonte gishtërinjtë mbi flokë për të nxjerrë më në pah imazhin e saj.

Linja e veshjeve intime “Savage x Fenty” është lançuar më 11 maj 2018, e vetëm në 40 ditët e para të biznesit, Rihanna fitoi mbi 100 milionë dollarë. Tashmë, ylli i popit raportohet të ketë një pasuri prej rreth 260 milionë dollarësh.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA